MPB: 20 të vdekur, numri mund të rritet.

20 persona të vdekur, 22 të lënduar dhe 6 të zhdukur deri ne orët e mëngjesit, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, por theksojnë se të dhënat nuk janë përfundimtare dhe gjatë ditës numri mund të rritet.

Pjesët më të prekura nga moti i keq, atje dhe ku janë regjistruar viktimat janë vendbanimet Stajkovci, Haraçinë, Hasanbeg dhe Smillkovë.

Në një njoftim të MPB-së thuhet se për këtë qëllim nga Ministria e Punëve të Brendshme janë angazhuar Njësitet speciale pranë MPB-së si dhe shërbimet shtesë edhe atë, krim teknika nga Shtipi, Velesi dhe Tetova, ndërsa nga shërbimet tjera, janë angazhuar Brigada për mbrojtje kundër zjarrit, Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, Drejtoria për shpëtim dhe mbrojtje, Ndihma e shpejtë mjekësore dhe shërbimi merimangë. Për shkak të rrëshqitjes së dheut tek kryqëzimi Stajkovcë drejt kryeqëzimit Radishani, pas dlajes në vend të ngjarjes nga ana e nëpunësve policorë, u konstatua se janë bllokuar 70 automjete. Rrëshqitje e dheut është paraqitur edhe në qarkoren e rrugës Gjorçe Perov drejt Stenkovacit.

Rreshurat e dendura të shiut prekën edhe fshtatrat malore të Tetovës, më së tepërmi Shikovicën dhe Brodecin. Rruga mes dy fshtatrave mbetet e bllokuar nga balta, pemët dhe shkëmbijtë të shkaktuara pas reshjeve.

Nga Drejtoria Hidrometereologjike bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit më tepër të reshura të shiut kishte në rajonin e Shkupit ku janë matur 93 litra në metër katror.

Moti në rajonin e Shkupit ende është jostabil, e ndjekur me erëra të lehta, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes sipas Drejtorisë Hidrometereologjike pritet të jetë i paqëndrueshëm me reshje të vazhdueshme, stuhi dhe erëra të forta./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu