Ndaloi Dybalan dhe Costan, ky është vlerësimi nga mediat për Hysajn

Napoli triumfoi ndaj Juventusit me rezultatin 0-1 duke rihapur kampionatin 4 javë nga fundit. Goli i Koulibaly i dha fitoren skuadrës së Sarrit. Një fitore e merituar për të kaltrit të cilët e dominuan takimin.

Një paraqitje dinjitoze edhe për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj. Nuk mungojnë vlerësimet e mediave për paraqitjen e tij. Shkodrani është shndërruar në një lider të mbrojtës te napolitanët. Ja vlerësimi i mediave pas ndeshjes:

• Goal.com

Hysaj nota 7: Mundohet ti japë rritëm lojës, duke i zgjeruar nga krahët shpesh dhe me dëshirë. Nuk shkëlqen në krijimin e superioritetit numerik, por provon të jetë shumë solid.

• TWM

Hysaj nota 7: Bën detyrën në korsinë e tij: i jep dinamizëm lojës dhe e kërkon gjithmonë pasimin. Përpiqet, me të drejtë, të rrezikojë sa më pak duke u limituar në daljet sulmuese. Dybala, për sa kohë qëndron në lojë, është kockë e fortë, por mbrojtësi shqiptar e mban “urtë”, me të mira apo me të këqija. Më pas bën detyrën edhe me Duglas Costan, veçanërisht në momentet e fundit kur loja bëhet më e hapur. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu