Ndëpriten punimet në xhaminë e Elbasanit, zbulohet një mur i vjetër

Një mur i vjetër me vlera të mëdha kulturore dhe arkeologjike është zbuluar në Elbasan.
Për këtë arsye janë ndërprerë edhe punimet që po kryehshin në xhaminë e qytetit të Elbasanit.

Njoftimi është dhënë nga vetë Ministria e Kulturës e cila ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve.

“Për të gjithë besimtarët myslimanë të lagjes “Brigada e 17 sulmuese” njoftohen se janë pezulluar punimet e xhamisë për shkak të ndërhyrjes së Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Kërkimeve Arkeologjike, kjo për shkak të punimeve dhe kërkimeve arkeologjike që po bëhen për një mur (muri ish minares) që ka dalë në pah gjatë punimeve që po kryhen në këtë zonë.

Shpenzimet për këtë punë janë marrë, sipas marrëveshjes, nga Myftinia Elbasan dhe urojmë dhe shpresojmë që ky problem (ndërprerja e punimeve të xhamisë) të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që edhe lutjet e besimtarëve myslimanë të dëgjohen.” Thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu