Ndryshon orari në Champions League dhe në Europa League (FOTO-LAJM)

UEFA ka njoftuar se ka ndryshuar orarin për ndeshjet e UEFA Champions League për sezonin 2018/19

Ndryshimet e shumta që ka bërë UEFA për sezonin e ardhshëm të Champions League ka prekur edhe orarin e ndeshjeve.

Deri këtë sezon të gjitha ndeshjet në Champions League janë zhvilluar nga ora 20:45, përveç atyre që zhvilloheshin në vende të ftohta.

Nga sezoni i ardhshëm do të kemi dy orare të reja dhe mundësia do të jetë më e madhe për të parë më shumë ndeshje.

Disa ndeshje do të zhvillohen nga ora 18:55 dhe të tjerat nga ora 21:00.

Ky orar vlen për ndeshjet në UEFA Champions League dhe në Europa League. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu