Nedelkovski bëhet pjestar i grupeve punuese qeveritare (Dokument)

Portali PlusInfo bën të ditur se më 6 korrik, në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë, me propozim të zv. ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Timço Mucinski, ka sjellë vendim për formimin e një ”grupi punues me të gjithë veprimtarët për zbatimin e Planit aksional kombëtar për partneritet të hapur qeveritar 2016-2018”.

Sipas këtij portali, pjesë e këtij grupi është propozuar edhe gazetari kontraverz, Milenko Nedellkovski. Sipas dokumentit qeveritar, Nedellkovski do tëjetë pjesë e nëngrupit për Politika krijuese pjesëmarrëse, Të dhëna të hapura, Liria e informimit, Pengimi i korrupsionit, dhe Promovimi i parimeve të menaxhimit të mirë, Menaxhimi efikas me burime publike (transparencë fiskale), Transparencë në nivel lokal, Shërbimet publike dhe Ndryshimet klimatike.

45


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu