“Nëse më thërret Barcelona, kthehem që nesër”

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Dani Alves, pranon se do të kthehet në Barcelonë, nëse klubi e thërret.

Mbrojtësi brazilian u largua nga Barcelona në vitin 2016 për t’u bashkuar me Juventusin, ku momentalisht luan për PSG.

“Barcelona është shtëpia ime dhe do të ishte e pamundur të them se nuk do të kthehesha”, tha Alves për Globo Esporte.

“Unë do të kthehesha që nesër në qoftë se Barcelona do të më thërriste, edhe pse në qoftë se do të thosha se nuk u largova, atëherë do të gënjeja”, deklaroi braziliani. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu