Neymar operohet dhe humbet Botërorin? Ja çfarë thotë Emery

Para pak minutash e përditshmja spanjolle “Marca” raportoi për një operacion të mundshëm të Neymarit duke vënë në diskutim edhe prezencën e tij në Botëror.

Por me të dëgjuar këtolajme është vetë tekniku Emery i cili ka dalë të qartësojë gjithçka rreth situatës së brazilianit.

“Lajmet që Neymar do t’i nënshtrohen operacionit janë krejtësisht të pavërteta. Sot u takova me mjekun dhe ai më tregoi situatën e plotë të dëmtimit dhe vendimet që duhej të marrë në lidhje me rimëkëmbjen e tij. Dëmtimi i Neymarit nuk ka ditë të caktuara sa duhet të pushojë por do të shohim sa do të rikuperojë cdo ditë. Tani për tani ne jemi të qetë dhe po presim që Neymar të stërvitet. Nëse ai e bën kjo është fantastike, nëse jo ne kemi shumë alternativa të tjera për repartin e sulmit”, u shpreh Emery. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu