Nikola Gruevskin mund ta mbajë në pushtet vetëm BDI-ja e Ali Ahmetit

VMRO-DPMNE partia e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për partinë e Nikolla Gruevskit votuan 38.06 për qind e votuesve, ndërsa për liderin e opozitës, Zoran Zaev dhe koalicioni i tij LSDM votuan 36,69 për qind të votuesve.

Dallimi në mes të palëve dhe dy rivalëve të ashpër është vetëm rreth pesëmbëdhjetë mijë vota.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka numëruar deri tani 99.72 për qind të qytetit dhe nuk janë numëruar ende disa vota nga diaspora, transmeton lajmi.net.

Sipas parashikimeve në bazë të rezultateve aktuale, VMRO-DPMNE do të ketë 51 vende në Kuvend, LSDM-ja 49 mandate, BDI partia shqiptare 10 vende, Besa pesë vende, Aleanca e Shqiptarëve tre, PDSH dy.

VMRO dhe BDI në dhjetë vitet e fundit kanë qenë partnerë, ka të ngjarë që Gruevski do të ketë të paktën një shumicë të pakët të 61 deputetëve në parlament. Megjithatë, analistët theksojnë se negociatori kryesor i BDI-së në periudhën pas-zgjedhore tha se është e mundur që situata të ndryshojë.

Përndryshe, edhe gjatë natës së djeshme, zgjedhjet treguan se kriza politike mund të marrë kohë, për shkak se Gruevski dhe Zaev shpallën fitoret. Opozita nisi festimet përpara Qeverisë së Maqedonisë me mesazh se “regjimi i Gruevskit ra”. /Lajmi.net/.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu