“Nuk jam tradhtar, akuzoni ata që dërgojnë ftesa”

Ish futbollisti i Skënderbeut, i cili tashmë vazhdon karrierën te Anzhi, Bernard Berisha “ngre” sërish kambanat e alarmit në kombëtaren shqiptare. Futbollisti që mbron ngjyrat e Kosovës, është shprehur se ai nuk është tradhtar, por nuk ka marrë ftesë nga ata që “dërgojnë ftesa”.

“Shqipëria na ka bërë gjithmonë krenarë. të luajë për Shqipërinë ka qenë gjithmonë një ëndërr, por ajo nuk u realizuar kurrë. Nuk është faji im, por fajtor është dikush tjetër. Gjithë populli shqiptarë nuk duhet të na fajësojnë neve, por ata që i dërgojnë ftesat.

Unë nuk jam ftuar asnjëherë në kombëtaren shqiptare, edhe pse ka qenë një ëndërr për mua. Kur nuk ishte pranuar Kosova me shumë kënaqësi do ta kisha pranuar ftesën, por tani do të kontribuojë vetëm për të”, u shpreh Bernard Berisha në një intervistë për Ora News. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu