Perisic dridh Interin me këtë postim në Instagram (FOTO)

Ivan Perisic ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Duket se kroati dëshiron të largohet nga “San Siro”, të paktë kështu janë sinjalet pas postimit të fundit në rrjetet sociale.
Mesfushori kroat i Interit, Ivan Perisic, ka postuar një foto nga aeroporti në Insta Story duke lënë një mesazh interesant që ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet, shkruan Gazeta Express.

“Në aeroport, destiancioni i panjohur”, ka shkruar Perisic, sinjale këto se nuk e ka të qartë ende se ku të luajë sezonin e ardhshëm, pavarësisht se raportohet se të hënën do të kthehet në stërvitje me Interin.

Manchester United interesohet për anësorin kroat, për të cilin ka ofruar tashmë 40 milionë euro, por që është refuzuar menjëherë nga Interi. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu