Petkovski: BDI do të humbte shumë nëse hyn në qeveri me VMRO-DPMNE-në

Tito Petkovski, kryetar i Kuvendit në periudhën ‘96-’98 thotë se në rast se BDI pranon të formojë qeveri me VMRO-DPMNE-në, atëherë do t’i ekspozohej një rreziku serioz që do të shkaktonte shpërbërjen e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Unë besoj se mendja e shëndoshë kërkon që partitë që duan të rriten, që nuk do të donin të shkëlqenin si meteor e më pas të shuheshin, në këto zgjedhje duhet të jenë në një anë. Nëse BDI dëshiron edhe më tej të ketë rënie, atëherë le të shkojë me VMRO-DPMNE-në. Por mendoj se edhe atje do të mbizotërojë mendja e shëndoshë dhe forcat e shëndosha”, tha ish-kryetari i Kuvendit Tito Petkovski, njofton Zhurnal.

Sipas Petkovskit gjatë kësaj jave, dalëngadalë do të sqarohet pasqyra politike në Maqedoni, duke pritur se a do t’i pranojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ankesat e partive politike, gjë që mund të ketë ndryshim të raportit të mandateve ndërmjet partive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu