Platformë maqedonase si kundërpërgjigje ndaj shqiptarëve?

– Pas hartimit dhe publikimit të platformës shqiptare nga tre partitë shqiptare në Maqedoni, në opinion tanimë po flitet se po përgaditet edhe një kundërpërgjigje nga ana e maqedonasve me përpilimin e një platforme maqedonase, transmeton Zhurnal.

Mundësinë për një kundërpërgjigje të tillë e paralajmëroi edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski , ndërsa partia socialisti vetëmse ka ngritur një iniciativë të tillë, ndërsa shumë ekspert maqedonas e mbështesin këtë ide. Në rrjetet sociale janë shfaqur shumë fanpage ku paralajmërohet një platformë maqedonase.

Pas takimit të Gruevskit me Ambasadorin francez në Shkup, Kristijan Timonie, qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së kumtoi se lideri i tyre ka paralajmëruar Ambasadorin se edhe maqedonasit mund të përgadisin një platformë të tyre dhe të njejtën ta vënë si kusht për negociata ashtu siç bëri tani BDI.

“Komuniteti shumicë, gjegjësisht komuniteti maqedonas të përgadisë platformë dhe të njejtën ta vë si kusht në tryezën e bisedimeve edhe tani por edhe në të ardhmen, ku do të jetë shkak për probleme të reja, për atë nuk pranuam biseda të bazuara në një platformë nacionale dhe konsiderojmë se ai që e bindi BDI-në që të vazhdojnë në këtë rrugë, ju ka bërë vetëm dëm”, kumtuan nga VMRO-DPMNE.

Edhe Ambasadori Risto Nikovski në një kolumn të tij për “Dnevnik” ka shkruar për një ide të tillë. “Që Maqedonia të mbijetojë duhet domsdo që ti bëjë dy hapa. Në shtëpi, që të realizohet një konsenzus minimal nacional dhe sipas mundësive të përgaditet “Platforma maqedonase”. Në planin ndërkombëtar duhet një aksion i gjërë diplomatik për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime dhe universale. Si çdoherë edhe tani ne jemi në rradhë”, ka shkruar Nikovski.

Javë më parë partia socialiste e Maqedonisë publikoi një iniciativë për përpilimin e një platforme maqedonase gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e interesave vitale nacionale si dhe ato shtetërore. Kjo parti ju bëri thirrje gjitha partive maqedonase që tu bashkangjiten një iniciative të tillë.

Për kryetarin e Partisë demokratike serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq platforma maqedonase do të ishte e pranueshme vetëm si kundërpërgjigje e paltformës shqiptare.

“Mua nuk më shqetësojnë kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, por BE dhe SHBA të cilat heshtin dhe nuk reagojnë në këto paralajmërime për dalje nga kornizat e marrëveshjes së Ohrit. Përse heshtin?”, ka theksuar mes tjerash kryetari i partisë serbe në Maqedoni, Stoilkoviq.

Edhe akademiku Mitko Maxhunkov këto ditë ka shkaktuar një sërë reagime për qëndrimet e tija ndaj kërkesës së shqiptarëve që të ketë dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë. Ai këto kërkesa i quajti si një aventurë të rrezikshme. Manxhukov paralajmëroi se ASHAM përgaditë një dokument me vizion të pastër për të ardhmen e Maqedonisë, për problemet tona primare./zhurnal.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu