Po ndodh, a jeni gati për super meçin Joshua – Wilder?

Meçi Anthony Joshua – Deontay Wilderin do të ndodhë më 2018.

Anthony Joshua do të përballet me Deontay Wilderin vitin e ardhshëm, ka thënë promoteri i meçeve Eddie Hearn nga Britania e Madhe që tashmë ka nisur bisedimet, transmeton Gazeta Express.
Joshua dhe Wilder është meçi që po kërkohet që kur Joshua mori edhe titullin WBA pasi mposhti Wladimir Klitschon në prill. Wilder është kampion i WBC-së që është divizion i limituar.

Të dy së fundmi mbrojtën titujt në meçet përballë Carlos Takamit dhe Bermane Stivernet.

Pas nokautit ndaj Stivernet javën e shkuar, Wilder deklaroi haptas “luftën” ndaj Joshuas, dhe shtoi se Hearn është duke ngadalësuar negociatat.

“Unë e pres këtë luftë një kohë të gjatë. Më dëgjo Anthony Joshua. Unë të shpalli luftë. Unë ka kohë që të pres. Që një kohë të gjatë të pres. Unë e di se jam kampioni e di se jam më i miri. A je gati të më sfidosh?”.

“Bota e do Joshuan ndaj meje. Unë e dua Joshuan. Nuk ka më arsyetime. Nuk ka më shmangie. Nuk ka më fjalë. Unë jam më i miri, luftoj ndaj më të mirëve. A je gati? Eja këtu i dashur”, kishte thwnw Wilder.

Tani Hearn ka konfirmuar bisedimet me palën e Wilderit.

“Deontay Wilder është duke bërë punë të mrekullueshme që të bindë njerëzit se Joshua po ikën nga meçi. Puna jonë është që të ndodhë ky meç, por ajo s’mund të ndodhë brenda natës”.

“Ky takim mund të shkojë mirë, mund të shkojë keq, por fansat duhet të dinë se ne e duam këtë meç. E kjo do të ndodhë padyshim në vitin 2018”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/po-ndodh-a-jeni-gati-per-super-mecin-joshua-wilder-459528/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu