Policia e Kosovës së shpejti me helikopterë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka njoftuar se kryeministri Isa Mustafa në konsultim me ministrat e sigurisë, ka krijuar një grup i cili është duke ndërtuar elaboratin për pajisjen jo vetëm të Policisë së Kosovës por edhe institucioneve tjera me helikopter.

Ministri Hyseni duke iu përgjigjur deputetes Ganimete Musliu, ka thënë se çështja e helikopterit është e domosdoshme dhe do të gjenden edhe financat.

“Jemi duke punuar që kjo punë të kryhet sa më shpejt”, tha Hyseni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu