Rama: Në Maqedoni nuk ka minoritet, por entitet shqiptar!

Në një intervistë të dhënë për televizionin francez “France 24” Kryeministri Edi Rama u pyet për disa çështje të rëndësishme si, reforma në sistemin e gjyqësorit, protesta e opozitës, lufta kundër kanabisi, situata politike në Maqedoni dhe integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Sa i përket situatës në Maqedoni, kryeministri shqiptar u shpreh:

“Së pari në Maqedoni nuk ka minoritet, por entitet shqiptar që është bashkë me maqedonasit. Ka më shumë se 35 për qind shqiptarë. E vetmja gjë që ata kërkojnë është që të gëzojnë liri e të drejta barabarta si gjithë qytetarët e tjerë. S’ka lidhje me Shqipërinë e madhe, sepse duam një Evropë të Madhe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu