Rama “sulmon” sërish Greqinë në Samitin e Diasporës: E kujt ishte ideja (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme është mbajtur te Pallati i Brigadave çelja e Samitit të Diasporës. Në këtë samit marrin pjesë personalitete, intelektualë, biznesmenë dhe politikanë shqitparë që jetojnë dhe punojnë në të gjithë botën. Në fjalën e tij, kryeministri Rama rrëfeu edhe se kujt i erdhi ideja për çeljen e samitit.

Ai theksoi ishte në Nju Jork në një asamble të OKB¬së kur pa se sa e fuqishme ishte diaspora italiane atje. Por nuk ishte kryeministri ai që dha idenë e samitit. Ishte bashkëshortja e tij, Linda Rama që ia sugjeroi atë kryeministrit.

“Më lejoni që si burrë atipik shqiptar ta falënderojë gruan që dha idenë e këtij samiti”, u shpreh Rama.

“Ajo nuk mundi dot të vinte këtu, pasi duhet të kujdeset në shtëpi për gjeneratën tjetër”, tha më tej Rama.

Ai më pas rrëfeu se Hashim Thaçi i kishte dhënë mbështetje të plotë për këtë samit. “I thashë të shtrenjtit mik Hashim Thaçi për këtë samit dhe ai më tha, Go!”, tha Rama.

Kryeministri nuk kurseu as thumbat me fqinjët e Greqisë. Teksa fliste për rëndësinë e rrënjëve të një populli, Rama tha se kishte frikë se mos dikush e merrte provokim dhe për rrënjë të Shqipërisë së Madhe./Albeu.com/


20161118-200016 by e-d21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu