Real Madrid finalisti i parë i Ligës së Kampionëve, mposht Bayernin e Munichut

Real Madridi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/18.

Ekipi i Zidane ka mposhtur Bayern Munich në të dy takimet, me rezultatin e përgjithshëm 4-3, shkruan GazetaBlic

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të madrilenëve, kurse ndeshja e dytë u mbyll me barazimin 2-2.

Në takimin e dytë u zhvillua një dramë e vërtetë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Fillimisht shënoi Kimmich, kurse më pas barazoi gjithçka Karim Benzema.

Me fillim të pjesës së dytë, Real Madridit kaloi në epërsi pas golit të Benzemas.

Në minutën e 60’të të takimit, Bayern Munich shënoi për 2-2 me James Rodriguez, i cili ringjalli shpresat e ekipit të tij.

Mirëpo deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe rezultati i përgjithshëm dërgoi Realin në finale.

Real Madrid do të takohet në finale me fituesin e takimit Roma – Liverpool./GazetaBlic/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu