Gazetari i njohur spanjoll Graham Hunter ka bërë me dije se Real Madridi do të bëjë edhe një përpjekje të guximshme dhe të fundit, për të sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ pesë herë fituesin e Topit të Artë. Messi ka qenë në orbitën e Real Madridit gjatë gjithë karrierës së tij.
“Florentino Perez është treguar i pasuksesshëm në përpjekjet për të transferuar Lionel Messin, pasi gjithmonë ka marrë ‘JO’-në nga Barcelona. Por, ai ende nuk është dorëzuar dhe do të provojë edhe një përpjekje të fundit”, është shprehur Hunter