Real Madridi vë çmimin për Gareth Bale

Real Madridi ia ka vënë çmimin anësorit uellsian, Gareth Bale, dhe është i gatshëm ta shesë në verë nëse ndonjë klub e ofron shumën e kërkuar.

Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madridi për më pak se 100 milionë euro gjatë kësaj vere, raporton e përditshmja spanjolle “AS”,

28-vjeçari ka vuajtur nga lëndimet këtë sezon, gjë që ka nxitur spekulime se ai mund të kthehet në Premierligën angleze.

Por, nëse ndonjëra prej klubeve nga Anglia e dëshiron Balein, atëherë do t’i duhet të paguajë përafërsisht aq para sa pagoi Real Madridi për ta transferuar nga Tottenham më 2013.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu