Reali bën gati blindimin e Asensios

Shfaqjet e Marco Asensio në ndeshjet e fundit për Real Madrid e kanë vënë atë në radarët e klubeve më të mira evropiane.

Kjo ka bërë që presidenti Florentino Perez të bëjë atë që ai mund të bëjë për t’u siguruar që ai nuk largohet nga Bernabeu. 21-vjeçari ka një marrëveshje deri në vitin 2022 dhe një klauzolë prej 350 milionë eurosh që Perez dëshiron të rrisë pa u mbyllur kjo merkato. Ideja është ta vendos Asensio në të njëjtin nivel të ngjashëm kontratash me figura të tjera kyçe në ekip si Kroos, Modriç dhe gjithashtu Ceballos, klauzola e blerjes së të cilave qëndron në 500 milionë euro, përcjell Albeu.com.

Nëse një ekip dëshiron të marrë Ronaldon, Bale ose Benzema ata do të duhet të shpenzojnë 1,000 milionë euro. Nuk është vetëm klauzola e blerjes, që Real dëshiron të përmirësojë, por edhe paga e tij që është 3.5 milion euro në vit dhe duan ta rrisin atë në 4.5 milion euro pas zgjatjes së kontratës së tij deri në 2023. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu