Duhen edhe 90 ditë që Kupa e Botës të startojë, dhe nuk dihet nëse do ta shohim me fanellën braziliane sulmuesin Neymarin.
Ky i fundit është lënduar në një takimi të ligës elitare franceze, e cila e ka detyruar të kryej edhe një intervenim kirurgjikal.
Bashkatdhetari i brazilianit, Ronaldo e ka këshilluar lojtarin që të përqendrohet më tepër në shërim dhe t’i shmanget presioneve të ndryshme.
“Unë jam i sigurt se rikuperimi i tij do të jetë shumë më i shpejtë se imi dhe se do të jetë në Kupën e Botës”, tha ai.
“Ju nuk punoni për medalje, sepse futbolli është sport i ekipit dhe fitorja është rezultat i një përpjekjeje kolektive, dhuratë pas gjithë sakrificës”, ishin fjalët e Ronaldos. /albeu.com/










