Futbollisti portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thyer rekord të ri në ndeshjen e mbrëmshme me Juventusin në kuadër të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, duke shënuar gol në dhjetë ndeshje të njëpasnjëshme në këtë kampionat, raporton Anadolu Agency (AA).
Reali i Madridit mbrëmë mposhti Juventusin si mysafir në kuadër të ndeshjeve të çerekfinales në Ligën e Kampionëve me rezultatin 0-3.
Ronaldo shënoi dy gola, njërin në minutën e tretë dhe golin tjetër me gërshërë në minutën e 66-të, kurse goli i tretë u shënua nga Marcelo në minutën e 72-të.
Portugezi, i cili është futbollisti i parë që ka kaluar barazhin prej 100 golash në turneun më të madh evropian të klubeve, theu një rekord tjetër, pasi është bërë lojtari i parë që shënon në dhjetë ndeshje të njëpasnjëshme në këtë turne.
Në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, Ronaldo dje rriti në 14 numrin e golave të shënuara, ndërsa po ashtu radhitet i pari me numrin e përgjithshëm të golave në këtë kampionat, me gjithsej 119 gola.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 11 prill, të mërkurën në orën 20:45.









