Salah tregon cili është ushqimi i tij i preferuar

“Ushqimi është pjesë e rëndësishme në futboll. Nutricionisti im thotë se nuk kam dhjamë fare, kështu që mund të ha çfarë të dua”, deklaroi Salah.

Mohamed Salah ka treguar dietën ditore.

Egjiptiani thotë që mund të hajë çfarë të dojë, pasi që nuk ka dhjamë fare.

“Për të pirë, nuk pi, këtë pjesë nuk e kam problem. Kur kthehem në Egjipt, marr miqtë në telefon që të më presin me kushari (një pjatë me pilaf, makarona dhe thjerrëza, që sipër tyre kanë salcë pikante domateje, hudhra, qiqra dhe qepë të skuqura). E ha direkt në makinë, nuk pres të shkoj në shtëpi”, shtoi ai.

Salah shënoi dy gola mbrëmë në fitoren e Liverpool 5:2 ndaj Romës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu