Shefi i CIA-s, vizitë “blic” në Tiranë, takoi Ramën, Nishanin dhe Kodhelin

John Brennan, Drejtori i CIA-s ka kryer një vizitë blic në kryeqytetin shqiptar duke takuar të gjithë krerët më të lartë të shtetit për të diskutuar çështje të rendësishme si lufta ndaj terrorizmit, sigurinë, etj.

“Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe. Gjatë vizitës së tij, Drejtori Brennan u takua me Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani, Ministren e Mbrojtjes Kodheli, dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës”., – njofton Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Brennan vjen në Tiranë në fund të mandatit të tij, ndërkohë që prej kohësh ka një shtrirje të ndikimit rus në rajon./Albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu