Shifra marramendëse për një biletë në ndeshjen PSG – Real Madrid

Ndeshja e kthimit në Champions League, mes PSG dhe Real Madrid, ka një interes tejet të lartë, dhe këtë e tregojnë edhe shitjet e biletave.

Sipas mediave franceze, për të qenë i pranishëm në “Parc des Princes” njerëzit kanë paguar deri në 7.300 euro!

Duke marrë parasysh këtë, shumë prej tifozëve francezë që kanë abonim në stadium janë shprehur të gatshëm në rrjetet sociale për të shitur biletën e tyre, pasi do të merrnin mbrapsht të gjitha paratë e abonimit sezonal.

PSG do të mundohet të përmbysë humbjen 3-1 në “Santiago Bernabeu” në mënyrë që të vazhdojë aventurën në Champions League. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu