Shkëndija e Tetovës nuk njeh limite në kampionatin maqedonas, pasi ka blinduar vendin e parë për tek titulli kampion skuadra shqiptare ka siguruar edhe finalen e Kupës së Maqedonisë dhe i ka të gjitha mundësitë ti fitojë të dy trofetë në këtë sezon.
Kuqezinjtë fituan derbin ndaj Renovës në gjysmëfinalen e kthimit në Kupë me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë dhe u kualifikuan në finale me rezultat të përgjithshëm 3-1 pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Heroi i Shkëndijës në këtë ndeshje ishte i përhershmi Besart Ibraimi i cili realizoi të dy golat e sfidës.
Sulmuesi i kuqezinjëve tetovarë fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 48 ndërsa më pas vulosi fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së Qatip Osmanit me një penallti të kthyer në gol. /albeu.com/










