Shokohet UEFA, hetuesit e Skënderbeut marrin kërcënime me jetë

Ditën e djeshme nga zyrat e UEFA-s doli lajmi i bujshëm se Skëndërbeu mund të pezullohet me 10 vite mos pjesmarrje në kupat e Europës dhe gjobitet me një shumë prej 1 mln euro gjobë.

Por akoma pau mbyllur kjo çështje për zyrtarët e UEFA-s ka dalë një çëshjte tjetër dhe ajo është çështje jete. Inspektorët Disiplinorë që po hetojnë Skënderbeun për trukime ndeshjesh janë kërcënuar me jetë, dhe këtë e ka konfirmuar vetë UEFA.

“Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s që punojnë në këtë rast kanë marrë kërcënime anonime me jetë, me sa duket kanë për qëllim t’i trembin ata dhe t’i ndalojnë që të kryejnë punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu”, theksohet në deklaratën e UEFA-s./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu