Shqiptari i parë në “Wrestling” fiton trofe, shikoni çfarë thotë në gjuhën shqipe (VIDEO)

Ai është shqiptari i parë që shkel në kompaninë më të madhe të werstling në botë WWE. Po flasim për Gzim Selmanin, shqiptarin që po na bën krenarë të gjithve me paraqitjen e tij në këtë sport.

Selmani ka bërë shumë stërvitje për të arritur këtë sukses që ka tani dhe tashme ndodhet shumë pranë ringut më të rëndësishëm në botë.

Gzimi dhe miku i tij Sunny Dhinsa (Akam) arritën që ditën e djeshme në NXT Takeover, Toronto të fitojnë trofeun e Dusty Rhodes Tag Team Classic në kuadër të Kampionatit të mundjes së botës të quajtur WWE.

Në intervistën pas ndeshjes në backstage, Gzim Selmani në një moment filloi të fliste shqip duke thënë se askush nuk mund të fitojë ndaj tyre dhe këtë ia kërkon ta përsërisë edhe miku i tij.

Më poshtë shihni pamjet në Video


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu