Me shumë gjasa ky do të jetë zëvendësuesi i Neymarit ndaj Real Madridit

Trajnerit Unai Emery duhet të luajë pa sulmuesin Neymar në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në UEFA Champions League

Lëndimi i Neymar ka komplikuar gjërat për Parisienët, që të martën do të ketë ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit.

Francezëve u duhet një fitore më me shumë se sa dy gola pas humbjes 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

Sipas L’Equipe, në vend të Neymar të lënduar, në ndeshjen kundër Spanjollëve nga fillimi pritet të luajë ish-lojtari i kësaj skuadre, Angel Di Maria.

Argjentinasi për një vend në formacionin e parë i duhet të konkurrojë me gjermanin Julian Draxler, që po ashtu është i gatshëm për këtë sfidë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu