SKANDAL: Në tubimin e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, sulmohen gazetarët

Një incident ka ndodhur gjatë tubimit të sontëm të Aleancës për Shqiptarët në sallën e sporteve të Shkollës së Mesme Mjekësore.

Në momentin kur fliste kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, një activist apo pjesëtar i sigurimit, ka kërkuar me këmbëngulje që të ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejt që bënte Tetova News nga ky tubim.

Shikojeni videon në fund se si është ndërprerë transmetimi:

 

Aktivistët e Aleancës, apo pjesëtar të sigurimit, janë irrituar nga një shkrim në (portali Shqipmedia që ka shfrytëzuar Videon Live të portalit Tetova News) dhe janë hedhur në gjueti shtrigash kundër pjesëtarëve të shtypit që kanë qenë duke filmuar brenda në sallë.

Tetova News ka rikthyer transmetimin Live dhe ka transmetuar edhe fjalimin e kryetarit të LR PDSH-së, Ziadin Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu