Skenari i Ahmetit dhe Gruevskit, qeveria e vjetër deri në vjeshtë!

Derisa partitë politike po vazhdojnë konsultimet për qeverinë e re, kabineti i qeverisë së vjetër vazhdon të funskionoj me të gjitha beneficionet të cilat i parasheh Kushtetuta e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaci madje thotë se, egziston një paktë i fshehtë në mes të Gruevskit dhe Ahmetit që kjo qeveri të funskionoj deri në vjeshtën e vonë.

“Negociatat mes Ahmetit dhe Gruevskit ishin jo transparente. Kjo lënë dyshime se këta dy liderë kanë një marrëveshje të fshehtë. Mendoj se qëllimi i tyre është që kjo qeveri të organizoj edhe zgjedhjet lokale, duke përdorur tërë aparatin shtetëror për manipulimin e tyre”, shprehet lideri i PDSH-së.

Ai shprehet me skepticizëm dhe rolit të faktorin ndërkombëtar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu