Statuja e Ronaldos që bëri lëmsh rrjetet sociale, skulptori bën veprimin e papritur

Është zëvendësuar statuja e Ronaldos në Madeire të Portugalisë, pas kritikave të shumta për mos ngjashmërisë me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Një mundësi e dytë i jepet gjithmonë të gjithëve dhe kjo ka ndodhur me Emanuel Santos, skulptori që një vit më parë realizoi statujën e Cristiano Ronaldo, me rastin e ceremonisë së inaugurimit të aeroportit “Cristiano Ronaldo” në Madeire të Portugalisë.

Skulptura u bë e famshme për kritikat e shumta si pasojë e mungesës së ngjashmërisë me yllin e Real Madridit.

Sfida u pranua dhe u fitua nga Emanuel Santos, i cili e realizoi shumë mirë ngjashmërinë këtë herë dhe me vetë kërkesë të Cristiano Ronaldos statuja në aeroport u ndryshua.

“Cristiano më kërkoi vetëm t’i hiqja rrudhat poshtë syve. Gabimi fillestar ishte që punova në bakër”, tha skulptori. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu