Tahiri: Me kodin telefonik, Serbia njohu pavarësinë e Kosovës

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se “kodi telefonik për Kosovën është shtetëror, që ITU ia jep direkt Kosovës”.
“Letra që duhet t’i shkojë ITU është që Serbia të mos na pengojë politisht siç na pengoi në UNESCO. BE ka gjetur mënyrat që përmes diskutimeve me ITU, Austria ta bëjë aplikimin për Kosovë”, ka thënë Tahiri në Klan Kosova.

Tahiri ka thënë se me kodin telefonik “gjithë operatorët ilegal largohen nga Kosovë”.

“Tash gjithë në Kosovë përdorin kodin +383. Përfitimi është historik. Kosova fiton pavarësi në fushën e telekomit. Përfitimet ekonomike janë milionëshe. Ajo çka është kryesore është se Serbia ka njohur Kosovën në fushën e telekomunikacionit”, ka deklaruar Tahiri.

Duke folur për deklaratat e Marko Gjuriqit se Serbia ka fituar shumë me këtë marrëveshje, ajo ka thënë se ai duhet ta shesë disi para serbëve këtë marrëveshje, por që sipas saj, ata e dinë se me këtë kod telefonik ia kanë njohur pavarësinë Kosovës.

“Ndërkombëtarisht garantohet se Serbia nuk mund të ndërhyjë me operatorët ilegal. Në momentin që Kosova bëhet gati për operatorin e tretë kompania serbe e licencuar ndalë veprimtarinë e saj”, ka thënë ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu