Tmerri në Korçë, ja pse djali tentoi ta digjte me benzinë nënën

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarja e djeshme në Korçë, teksa djali u arrestua pasi leu me benzine dhe tentoi të digjte të gjallë nënën e tij.

Sipas informacioneve bëhet me dije se shkak i konfliktit ishte refuzimi i nënës për t’i dhënë para. 52-vjeçarja, Mimoza Sadikllari për shkak të kushteve të vështira ekonomike, nuk ia ka plotësuar kërkesën për para dhe pas një grindjeje të ashpër, 32-vjeçari ka shkuar deri në aktin fatal kundër asaj që e ka sjellë në jetë.

Teksa i ka vënë flakën dhe është larguar, ajo është përpjekur ta shuajë vetë zjarrin në trupin e saj dhe më tej ka kërkuar edhe ndihmën e vajzës së saj, e cila jetonte në një banesë atje pranë, shkruan Panorama.

Pas shuarjes së flakëve, ajo u transportua me urgjencë në spital. Sipas mjekëve, ajo ka pësuar djegie të shkallës së parë e të dytë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi janë sinjalizuar nga Spitali i Korçës për ngjarjen, Policia e Korçës nisi kërkimet dhe mundi të vërë në pranga 32-vjeçarin Tushini, i cili tashmë do të akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu