“Trumpi një kukull e Putinit, kandidati më i rrezikshëm në histori”

“Trumpi një kukull e Putinit, kandidati më i rrezikshëm në histori”
Hillary Clinton akuzoi dje në mbrëmje rivalin e saj republikanin Donald Trump, si njeriun më të rrezikshëm që ka kandiduar ndonjëherë për presidencën amerikane.

“Bernie Sanders ka thënë që ju jeni personi më i rrezikshëm që ka kandiduar ndonjëherë për presidencën amerikane në historinë moderne të Amerikës”, deklaroi Clinton.

“Dhe unë jam dakord me të”, theksoi ajo.

Por, Trump këmbënguli se Klinton nuk gëzon respekt nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin.

Klinton, nga ana tjetër tha se Trump është kukulla e Kremlinit.
“Unë nuk e njoh Putinin”, vazhdoi më tej Trump.

Por Klinton vazhdoi të thotë Putin kërkon të ketë një kukull si president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jo kukull!… Ti je kukull!”, ia ktheu Trump. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu