Shishe, flakadan dhe gjëra të forta janë gjuajtur në drejtim të Pep Guardiolës dhe lojtarëve të tij në kohën kur ata po shkonin në Anfield për të luajtur ndeshjen e parë të çerekfinales se UEFA Champions Leagu.
UEFA ka hapur procedura disiplinare kundër Liverpoolit dhe sulmit të tifozëve të tyre që ndodhi mbrëmë në autobusin e Manchester Cityt.
Pep Guardiola kishte mbetur i befasuar me incidentin, por ai ka kritikuar policinë lokale që nuk kanë bërë më shumë për të siguruar kalimin e qetë të skuadrës së tij në fushë të mikpritësve.
“Normalisht, kur policia e di çfarë do të ndodh, ata përpiqen për të shmangur atë që pritet të ndodh. Nuk e kam pritur këtë gjë prej skuadrës së Liverpoolit, nga njerëzit e këtij qyteti”, tha Guardiola.
Për incidentin ka kërkuar falje edhe menaxheri i Liverpool, Jurgen Klop.
Sot për këtë incident pritet që të mblidhet edhe Komiteti për disiplinë dhe etik i UEFA. Ata kanë caktuar datën 31 maj për të marrë vendim për incidentin e mbrëmshënm. /albeu.com/










