Veljanovski nuk e njeh Talat Xhaferin: Ja çka do të bëjë në Parlament!

Ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski më në fund është deklaruar për ngjarjet e dhunshme që ndodhën në Parlament, pasi huliganët maqedonas sulmuan dhe rrahën e përgjakën deputetët, duke mos kursyer as edhe gazetarët, duke thënë se ai i vjen keq për këto ngjarje, njofton TetovaSot. Duke folur për “Sitel”, Ministria e Brendshme është përgjegjëse për sigurimin dhe ndoshta kishte të meta, dhe prandaj ka pasur incidente të tilla.

“Atë ditë e ndjeva se do të ndodhin këto gjëra. Zoran Zaev mori fjalim precedural dhe shprehu fjalë të ashpra, por kam menduar se do të mbizotërojë mirkuptimi. Deputetët kanë dërguar shumë kërkesa, mendova se LSDM-ja nuk do ta bëjë këtë. Ata kishin një skenar të planifikuar. Tek unë si kryesues kishin dhënë 35 nënshkrime që parlamenti të punojë edhe të premten, dhe unë e miratova atë. Dokumentet e tyre nuk ishte në pajtim me Rregulloren”, tha Trajko Veljanoski.

I pyetur më tej nëse ai ka në plan të vazhdojë seancën e qeverisë, ai tha përcjell TetovaSot: “Ne mund të flasim për dy aspekte, ligjore dhe politike. Si mund të thuan se kanë zgjedhur Talat Xhaferi, si kryetar i Parlamentit? Ata kanë shkelur nenin 9 të Rregullores, nenin 36 ​​të Kushtetutës. Nuk ishte publik, kanali parlamentar nuk kishte transmetim. Sipas cilës menyrë ata konfirmuan praninë dhe sa njerëz kanë votuar? Nuk kishte asnjë shërbim, srekretaret, ata i izoluan të gjithë. Pas së cilës mënyrë ata konstatua se cili ishte “për”, “kundër”? Rregullorja thotë se betimin e Kryetarit të zgjedhur e jep para kryesuesit. Para kujt e tha betimin Talat Xhaferi”.

Veljanovski, sipas teorive të tija nuk e njeh Talat Xhaferi si kryetar i ri, dhe se ai do të vazhdojë me udhëheqjen e Parlamentit./TetovaSot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu