Wilder e ka befasuar Luan Krasniqin, shpreson ta shohë ndaj Joshuas (FOTO-VIDEO)

Deontay Wilder e ka befasuar ish-boksierin, Luan Krasniqim me boksin e treguar në fitoren e mbrëmshme kundër Bermane Stivernen

Wilder ka arritur të mbrojë titullin e kampionit për pesha të rënda në kategorinë WBC, të cilin e fitoi para dy vjetësh, pikërisht kundër Sternit.

Krasniqi përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook ka pohuar se shpreson që ta shohë Wilderin kundër Anthony Joshuas, për të kuptuar se kush është më i miri i botës.

“Performancë e shkurtër, por mbresëlënëse nga Deontay Wilder. Shpresoj që të ndodhë tani dueli me Anthony Joshuan. Pasi do të sqarohej se kush është numri 1 i padiskutueshëm në peshat e rënda”, ka shkruar Krasniqi.

“Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, ku të vetmin qe e ka me pikë, është ndaj Stiverne tre vjet më parë.

Kujtojmë se Joshua ditë më parë triumfoi me nokaut teknik në raundin e dhjetë kundër Carlos Takamit.

Mbetet të shihet nëse do ta shohim një duel mes këtyre dy titanëve të boksit, edhe pse mediat raportojnë se një gjë e tillë mund të ndodh gjatë vitit 2019. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu