Dy vjet më parë, më 14 tetor 2014 ishte ndërprerë ndeshja Serbi – Shqipëri, e cila luhej në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Franca 2016”
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, me një fotografi të postuar në Facebook, ka kujtuar natën e tmerrshme të Beogradit, i cili në një moment ishte i vetëm përballë gjithë ekipit të Serbisë, përcjell Gazeta Express.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaka nuk heziton t’i quaj edhe zogj të pulave lojtarët e Serbisë, ndërsa veten e etiketon si një luan, shkruan Express.
“100 zogj t’pulave kundër 1 Luani”, ka shkruar Xhaka në Facebook. /Express/