Zbulohet koreografia gjigante e serbëve me Car Llazarin që mban mesazh për shqiptarët (FOTO)

Paraditen e sotme është zhvilluar mbledhja e zakonshme në lidhje me masat organizative për ndeshjen Partizan i Beogradit-Skënderbeu, sot (e enjte) ora 19.00.

Zyrtarët e UEFA-s janë takuar me përfaqësues të dy klubeve dhe janë koordinuar edhe me drejtuesit e lartë të policisë serbe në lidhje me masat e sigurisë në stadiumin e Partizanit.

Ndërkohë, në njërën nga tribunat e stadiumit aty ku rrinë tifogrupi i famshëm i Partizanit , Grobari po shpalosnin një banderolë gjigante, që do të përdoret sonte si pjesë e koreografisë para ndeshjes.

Bëhet fjalë për Car Llazarin, i cili nga serbët njihet si themeluesi i një Serbie të madhe dhe komandanti që u ka prirë ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane, 627 vjet më parë, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës”.

Në atë betejë Car Llazari mbeti i vrarë dhe për atë njihet si heroi më i madh nga serbët.

“Pagëzimi, mallkimi dhe betimi janë të shenjta”, shkruhet në parullën gjigante të tifozerisë serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu