Zidane: Ronaldo do të jetë 150% i gatshëm për finale

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të jetë 150 për qind i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në fund të këtij muaji në Kiev.

Portugezi u largua nga loja i lënduar gjatë barazimit të Real Madridit kundër Barcelonës në fund javë, por do të jetë plotësisht i gatshëm të përballet me Liverpoolin, sipas trajnerit të tij, transmeton Gazeta Express.

Zidane konfirmoi po ashtu se pret që Dani Carvajal dhe Isco do të jetë të gatshëm për përballjen me gjigantin anglez.

Ronaldo pësoi një lëndim në nyjën e këmbës së djathtë në fillim të ndeshjes në “Camp Nou” dhe u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë. Edhe pse pesë herë fituesi i Topit të Artë do të mungojë për një kohë, ai do të jetë plotësisht i gatshëm për finalen e 26 majit.

“Të gjithë do të jetë mirë për finale – Cristiano, Isco dhe Carvajal”, konfirmoi të martën francezi.

“Cristiano do të mungojë më së gjati. Por ai është mirë, po ec normalisht. Askush nuk do të ketë probleme për finale, të gjithë do të jetë 150% të gatshëm”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu