Gjuha shqipe në Zvicër, së shpejti do të mësohet në vend të frengjishtes

Në studimin më të ri të PISA-s, nxënësit zviceranë janë klasifikuar si të dobët për nga cilësia e leximit. Për të luftuar këtë dobësi, ekspertët arsimorë janë duke lansuar një ide të re.

Çdo i pesti nxënës në Zvicër, me pesëmbëdhjetë vite moshë e ka shumë vështirë të lexojë dhe kuptojënjë tekst. Mu për këtë, eksperti zviceran i lëmit arsimor, Jürg Brühlmann, ka paraqitur një ide të re për të luftuar këtë dukuri negative: Fëmijët me prejardhje migrimi do të duhet të vijojnë kurse në gjuhën e tyre amtare, në vend të lëndës së gjuhës frenge. „Kjo nuk do të jetë ngarkesë, por një zëvendësim. Në këtë mënyrë, nxënësit do të kenë më tepër kapacitet për të mësuar gjuhën gjermane“, ka pohuar Brühlmann për „NZZ“, njofton „Shtegu.com“.

Idenë e tillë e ka vlerësuar si të arsyeshme edhe zyrtari lartë në çështjen arsimore zvicerane Christoph Eymann. „Është një çështje e arsyeshme që duhet diskutuar. Nxënësit nuk duhet të ngarkohen me mësimin e gjuhëve“, ka pohuar Christoph Eymann.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu