Gruevski uron Donald Trump për fitoren

Kreu i VMRO-DPMNE-së ka dërguar urimet e tij për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Donald Tramp.

“Ju dhe popullit amerikan ju urojmë fitoren në zgjedhjet presidenciale. Parimi i respektimit të vullnetit të popullit është kulmi i demokracisë.

Në këtë moment solemn dua të shpreh kënaqësinë për marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-ve dhe gatishmërinë tonë për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Anëtarësimi jonë në NATO është një nga përpjekjet tona më të mëdha dhe shpresojmë në ndihmën e SHBA-ve në këtë proces, si një vend me miqësi strategjike”, thuhet në urimin e Gruevskit drejtuar Presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, Donald Tramp. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu