Kasami: E rëndësishme të formohet qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Polonisë, Jacek Stefan Multanowski.

Kasami e njoftoi Ambasadorin me aktivitetet e Lëvizjes BESA, si dhe bisedoj lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe me kontributin që e jep BESA në demokratizimin e vendit, njoftojnë nga kjo parti.

“Ai po ashtu ripohoi se për BESËN është e rëndësishme të formohet qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe euro-integrimeve. Përveç kësaj, Kryetari Kasami, ritheksoi se për Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së demokratizimit të shtetit dhe funksionalizimit institucional. Të dyja palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.” thuhet në kumtesën e BESA-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu