Kina tregon “muskujt”, nxjerr në lundrim aeroplan-mbajtësen e parë të prodhuar në vend (VIDEO)

Kina përuroi të mërkurën aeroplanmbajtësen e dytë, por e para e projektuar dhe realizuar plotësisht në vend, në një kohë që gjiganti aziatik po investon masivisht në forcat e armatosura.

Në vitin 2012, Flota Detare e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez (PLA) autorizoi përpunimin e një aeroplanmbajtëseje të Bashkimit Sovjetik të quajtur Liaoning, që është klasifikuar si një anije trajnimi, me qëllim që të lejojë marinën të eksperimentojë dhe të fitojë njohuri për operacione të caktuara.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, në Uashington, ky aeroplanmbajtës i përket Tipit 001A, është 315 metra i gjatë,75 metra i gjerë, zhvendosje prej rreth 70,000 tonë dhe shpejtësi lundrimi prej 31 nyjesh. Ai është në gjendje të mbajë tetë aeroplanë më shumë se Liaoning, deri në 24 aeroplanë luftarakë dhe 17 helikopterë.

Ndërtimi i këtij aeroplanmbajtësi nisi në nëntor, 2013 dhe pritet të vihet në përdorim në vitin 2020, pas përfundimit të një sërë testesh.

Ndërkohë, një aeroplanmbajtës i tretë, Tipi 002, është duke u ndërtuar në Shangai. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu