Mançevski: Procesverbalet e zgjedhjeve nuk përputhen me kopjet e tyre

Damjan Mançevski, shef i shtabit të LSDM-së dhe Koalicionit ”Për jetë në Maqedoni” ka deklaruar se ende janë duke i rinumëruar votat dhe se të gjitha mundësitë janë të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se do të presin deri në fund të ditës që të flitet për mandatet e fituara. Damjanovski shtonë se dallimi në vota është shumë i vogël, ndërkaq janë duke u mbledhur procesverbalet nga terreni, pra deklaron se mund të ketë ndryshime.

Sipas tij, procesverbalet origjinale tregojnë shifra tjera, krahasuar me ato të kopjuara./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu