“Maqedonia po lufton për mbijetesë”

Shoqata qytetare e maqedonasve “Kameni most” nga Italia, kanë shkruar një letër ku ju drejtohen politikanëve në Maqedoni dhe qytetarëve në përgjithësi. Në këtë letër ata thonë se, përderisa vendet tjera luftojnë kundër krizës globale ekonomike, Maqedonia po lufton për mbijetesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kohën kur bota po lufton me krizën globale ekonomike, Maqedonia është e detyruar të luftojë për mbijetesë, dhe atë jo ekonomike por politike. Apelojmë tek të gjitha partitë politike, që t’a përdorin trurin dhe të dalin nga kjo krizë”, thuhet mes tjerash në letrën e “Kameni most”.

Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje ekspertëve të huaj, që t’a lënë Maqedoninë vetë t’i zgjidh problemet e brendshme./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu