Ballina Sport Sampdoria interesohet për Mavraj

Sampdoria interesohet për Mavraj

Është Mërgim Mavraj objektivi i madh i Sampdorias për mbrojtjen. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e skuadrës italiane.

Presidenti i Sampdorias prej kohësh është vënë në ndjekje të një qëndërmbrojtësi për të kompletuar grupin e futbollistëve që do të ketë në dispozicion trajneri Marco Giampaolo për sezonin futbollistik, 2016-2017. Sipas asaj që raporton faqja e specializuar italiane Tuttomercatoweb, është pikërisht Mavraj dëshira e madhe e presidentit të Sampdorias në merkato.

30-vjeçari i kombëtares kuqezi për momentin ndihet mirë te Këlni, por fakti që Mavraj ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Bundesligës gjermane, mund ti shtyjë drejtuesit e Këlnit ta shesin lojtarin te Sampdoria për të mos e humbur atë pas një viti me parametër zero, transmeton Supersport.

Ish lojtari i Greuther Furth ishte një nga futbollistët kryesorë të Shqipërisë në Euro 2016-të, me Mavrajn që u aktivizua nga trajneri De Biasi në të treja ndeshjet e grupit A. Faqja e specializuar mbi transferimet e futbollistëve transfermarkt.de, e vlerëson aktualisht kartonin e 30-vjecarit me shumën e 1,75 milionë Eurove. Përvoja e madhe që zotëron mbrojtësi si në nivel klubesh ashtu edhe në rang kombëtaresh, është nja nga arsyet kryesore që ka shtyrë drejtuesit e Sampdorias të interesohen për lojtarin shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu