Deklarata e rrezikshme e gazetarit maqedonas për shqiptarët: Do ketë gjakderdhje të dielën

Gazetari maqedonas, Milenko Nedelkovski në një shkrim me titull “Porosi deri te VMRO”, shprehet se ditën e dielë, kur do zhvillohen zgjedhjet parlamentare në shtetin fqinj, eksponentë të caktuar do të tentojnë të mbushin kutitë e votimit në dobi të LSDM-së çka do të sjellë gjakderdhje, kryesisht në zonat ku jetojnë shqiptarët.

“Të dielën në mënyrë masive duhet që të dilet dhe të votohet. Secili sipas mendjes së tij, moralit, dëshirës, perceptimit. Në vendimin tuaj askush nuk guxon që të përzihet. Me fitoren e Trumpit ka rënë frika se Bejli do të fle në KSHZ duke i përzier rezultatet nëse janë të afërta.

Rreziku që të dielën të vije deri te mundësia e ndihmës së MPB-së dhe Spasovskit në ambientet shqiptare që të mbushen kutitë e votimit për LSDM-në dhe të ketë incidente, gjakderdhje. Për këtë arsye të gjithë prej herët në mëngjes duhet të dalin në vendvotime, që të kihet mundësi që cilado matricë e manipulimit t`i largohet nga duart që duan ta rrënojnë shtetin”, shkruan ndër të tjera Nedelkovski.

Nedelkovski njihet për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve dhe në favor të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu