Ivanov – Nishanit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet mike e Maqedonisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot në Baku, Azerbajxhan realizoi një takim bilateral me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Sipas njoftimit të kabinetit të Ivanovit, të dy presidentët në takim kanë biseduar për marrëdhëniet mes të dy vendeve në kontekst të situatës aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, si dhe kontekst në situatës dhe sfidave në rajon, transmeton MIA.

Ivanov gjatë bisedës me Nishanin, e ka riafirmuar qëndrimin se mënyra në të cilën u soll platforma post zgjedhore e partive nga blloku politik shqiptarë dhe deklaratat të cilat vijuan nga ana e funksionarëve të lartë të Republikës së Shqipërisë paraqesin përzierje në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë.

“Përzierja e tillë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë është stimulim për realizimin me të madhe të ideve kombëtare, tensioneve dhe paraqet shembull negativ jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë. Nevojitet ulje e tensioneve në rajon dhe retorikë e kujdesshme”, ka thënë në takim presidenti Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë ka theksuar se Republika e Shqipërisë është mike dhe do të mbetet mike e Republikës së Shqipërisë dhe për këtë qëllim nevojiten hapa të mëtejme konkret të ndërsjellë për normalizimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Pakica kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe bashkësia etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë duhet të jenë faktorë të afrimit dhe pasurimit të bashkëpunimit, e jo burim i tensioneve”, theksoi në takim presidenti Ivanov. Në këtë drejtim, presidenti i Maqedonisë ka shprehur bindjen se vetëm me dialog mund të kërkojnë zgjidhje dhe të tejkalohen dallimet për çështje të caktuara.

Të dy presidentët janë dakorduar se nevojitet përmbajtje, ndërmarrje e hapave të ndërsjellë për rritjen e besimit të ndërsjellë dhe përqendrim në prioritet e përbashkëtës, të cilat nënkuptojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, përparim i bashkëpunimit rajonal dhe përqendrim në projektet që do ta avancojnë jetën e qytetarëve të të dy vendeve.

Takimi i të dy presidentëve u realizua në margjina të Forumit të 5-të global në Baku me temë “Ardhmëria e marrëdhënieve ndërkombëtare: fuqi dhe interesa”, në të cilin merr pjesë presidenti Ivanov. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu